Barcelona ka regjistroi gjithsej 36 ndeshje zyrtare radhazi, në të cilat ka shënuar të paktën një gol. Kësaj ecurie mbresëlënëse ishte gati për t’i dhënë fund në ndeshjen e fundit, në “Ciutat de Valencia”, por penalltia e Filipe Kutinjo evitoi rrëzimin. Trajektorja e tanishme e 36 ndeshjeve të njëpasnjëshme është më e mira e klubit katalanas që nga viti 1997. Në vitin 1944, blaugranët arritën në 44 ndeshje të tilla radhazi, ku goli i shënuar nuk mungoi. Pra, qëllimi i Valverde është të mos “agjërojë” në këtë drejtim edhe në nëntë ndeshjet e ardhshme, për ta arritur rekordin e ri. Klubi katalanas do të duhet të shënojë gol kundër Eibar, Leganés, Girona, Valencia dhe Atletik Bilbaos në La Liga, si dhe në katër ndeshjet në radhë të Kupës së Mbretit

Loading...

Shpërndaj me

Loading...