Mbrojtësi i Ajaksit, De Ligt, që po kërkohet nga gjysma e Europës, është pranë firmës me PSZH, sidomos tani që Leonardo ka marrë rolin e drejtorit sportiv. Raiola këto ditë ka qenë në Paris për të rënë dakord për rrogën, që do të jetë 10 mln euro ose më shumë. Megjithatë, kjo nuk është çudi, pasi po flasim për një mbrojtës që është titullar te Ajaksi dhe te Holanda. “El Mundo Deportivo”, ka shpjeguar pse Barcelona është ftohur për afrimin e tij në Katalonjë. Motivi lidhet me përulësinë, e cila i mungon De Ligt, i cili që në këtë moshë ka pretendime të mëdha. Sjellja e tij arrogante nuk i pëlqen Barcelonas, edhe pse fjala e fundit nuk është thënë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...