Pas lajmit të “Cadena Ser” se drejtuesit e Barcelonës kanë investuar për të nxitur opinionin publik sipas interesave të tyre, vjen reagimi i skuadrës katalonase.

Barcelona përmes një kumtesë ka reaguar, duke rreshtuar 5 pikë.

1- Mohojmë me forcë çdo marrëdhënie dhe, për më tepër, kontraktimin e shërbimeve të lidhura me llogaritë e rrjeteve sociale, që kanë përhapur mesazhe negative ose përbuzje në lidhje me çdo person, entitet ose organizatë, që ka ose ka pasur marrëdhënie me klubin.

2- “I3 Ventures”, ofruesi i klubit, nuk ka asnjë lidhje me këto llogari dhe në rast të ndonjë lloj marrëdhënieje, klubi menjëherë do të ndërpresë marrëveshjen e tij kontraktuale dhe do të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore për të mbrojtur interesat e tij legjitime.

3- Po ashtu, Barcelona konfirmon që ka kontraktuar shërbime të monitorimit të mediave sociale me qëllim të ndërgjegjësimit të mesazheve pozitive dhe atyre negative.

4- Me kontraktimin e këtyre shërbimeve, klubi kërkon të mbrojë dhe ruajë reputacionin e tij, si dhe ato të atyre që lidhen me klubin (sponsorët, lojtarët, drejtuesit, anëtarët, mbështetësit, etj), në masën që mbrojtja e kësaj reputacioni është një element themelor dhe një detyrë e domosdoshme për ata që punojnë për Barcelonën.

5-Klubi kërkon korrigjimin e menjëhershëm të informacionit të shpërndarë dhe rezervon të drejtën të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore kundër kujtdo që vazhdon të përfshijë klubin në këtë lloj praktike”, shkruhet në deklaratën e klubit katalanas, që duket se pranon marrëveshje me të tilla kompani, por me qëllim tërësisht të kundërt, thuhet mes tjerash në kumtesën e Barcelonës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...