Filipe Koutinjo është gati të largohet nga Nou Kamp, pasi drejtuesi e skuadrës katalonase kanë filluar të mendojnë për zëvëndësimin e tij. Sipas “Daily Mirror”, Barcelona është gati të paguajë 100 milionë euro për Markus Rashfordin e Mançester Junajtedit. Skuadra katalanase po kërkon një sulmues të ri e të talentuar dhe Rashford i plotëson këto kritere, një yll i së ardhmes, që po bën mirë edhe me fanellën e kombëtares së “3 luanëve”. Ndërkohë Junajted e konsideron Rashfordin të pashitshëm, mirëpo përballë një oferte të mirë gjithçka mund të ndodhë. Rashford ka qenë vendimtar me golat e tij, pasi që ka shënuar 10 gola në 28 ndeshje në këtë sezon me “Djajtë e Kuq”.

Loading...

Shpërndaj me