Me fitoret e Romës ndaj Shahtjorit dhe Seviljës ndaj Mançester Junajtedit, janë mësuar 6 skuadra çerefinaliste në Ligën e Kampionëve. Tani më shetet si Italia, Anglia dhe Spanja, kanë nga 2 skuadra në këtë fazë të Ligës së Kampionëve. Italia përfaqësohet nga Juventusi dhe Roma, Anglia me Liverpullin dhe Mançester Sitin, ndërsa Sevilja dhe Reali përfaqësojnë Spanjën. Dueli në mes Barcelonës dhe Çellsit do të tregojë se cili shtet dominon në këtë konkurencë të garave. Sfida e parë në Londër u mbyll me barazim 1-1, dhe Barcelona ka nevojë për fitore minimale ose barazim pa gola, që të kalojë në çerekfinale, për të verifikuar dominimin e Spanjës. Në katër vitet e fundit, titulli në Ligën e Kampionëve ka përfunduar në sirtarët e skuadrave spanjolle, 3 herë te Real Madridi dhe Barcelona.

Shpërndaj me