Barcelona do të afrojë në ekip Antoan Grizmanin. Ekipi katalanas ka paguar klauzolën e tij të lirimit tek Atletiko Madrid-i dhe tashmë gjithçka është e kryer. Kampioni i botës do të kalojë në “Camp Nou”, pavarësisht problemeve që pati me Atletikon. Gazetari spanjoll, Gerard Romero, shkon dhe më tej duke publikuar informacionin në lidhje me datën e prezantimit. Ai shkruan se kampionët e Spanjës do të prezantojnë ditën e diel sulmuesin francez. Ky i fundit do të formojë një 3-she të frikshme me Suarezin dhe Messin.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...