Ansu Fati është ylli i momentit te Barcelona, pasi qw u bë pjesë e formacionit katalanas në javën e dytë të La Liga, kundër Real Betis, për të mbuluar boshllëkun e lënë nga Messi (i dëmtuar). Që aty, ai ka mrekulluar me dy gola dhe një asist në tri ndeshje. Barcelona ka nxituar ta rinovojë kontratën me të. Siç raporton “Radio Catalunya”, djaloshi i ri i talentuar do të nënshkruajë për 5 vite dhe do të marrë një bonus rinovimi prej 700.000 euro. Paga e tij do të bazohet në vazhdimësinë që do të ketë në fushën e blertë, me Barcelona B, ose me ekipin e parë. Nëse qëndron te Barça B, Ansu Fati do të fitojë 300.000 euro në sezonin e tij të parë. Nëse “mbijeton” në ekipin e parë, ai do të fitojë një milion euro në sezon. Kjo shifër do të rritet me një normë prej 250.000 euro në sezon, në tri vitet e para. Ky operacion përfshin edhe kontratën e re të vëllait të tij, Brahima, lojtar i Barça B. Atij i përfundon marrëveshja me katalanasit më 30 qershor, por do të qëndrojë aty edhe tri vite. Nëse debuton ndaj Borusia Dortmundit, Ansu Fati do të hyjë në dhjetë lojtarët më të rinj, që do të luajë për herë të parë në Ligën e Kampionëve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...