Nuk ka nisur aspak mirë aventura e Netos te skuadra e Barcelonës. Portieri brazilian i katalanasve, i cili u transferua në këtë merkato, do të qëndrojë jashtë fushës së lojës për 7-8 javë Neto iu nënshtrua një operacioni në dorë për shkak të një frakture që pësoi në dorë. Mjekët kanë bërë me dije se do t’i duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë, e cila mund të jetë dy muaj. Kjo do të thotë se Valverde ka vetëm Ter Shtegenin në dispozicion për nisjen e sezonit dhe portierët e akademisë së Barcelonës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...