Prezantuesja e njohur italiane, Barbara d’Urso gjatë programit të saj “Live Non e la d’Urso” transmetuar gjatë mbrëmjes së të hënës (2 dhjetor 2019) në Canale 5 të Mediaset ka shprehur një mesazh dashurie ndaj Shqipërisë e shqiptarëve.

Gjatë bashkëbisedimet me ish prezantuesen, Wanna Marchi e cila së bashku me të bijën, Stefania Nobile është transferuar në Shqipëri ku ka nisur një jetë të re pas problemeve të mëdha që pati me drejtësinë italiane, Barbara d’Urso kujton momentin e vështirë që po kalon Shqipëria pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit.

“Përfitoj nga ky rast, për t’i dhënë një përqafim të madh popullit shqiptar që unë e dua shumë, që e kam njohur e që është i jashtëzakonshëm. Unë i dua shqiptarët, janë njerëz të bukur,” thotë ajo.

Gjithashtu ish prezantuesja italiane, Wanna Marchi e konsideruar dikur mbretëresha e telemarketingut italian shton se ajo së bashku me të bijën kanë mbledhur ushqime, veshje e gjithçka që nevojitet për t’i nisur në Shqipëri në ndihmë të popullsisë së zonave të tërmetit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...