Pritej një ndeshje dominuese nga Interi, por në fakt ishte Slavia Praga që u shfaq shumë agresive që në minutat e parë. Çekët me Olajinka, Traore dhe Masopust sulmonin vazhdimisht mbrojtësit duke detyruar këta të fundit të gabonin ose të tentonin topin e gjatë. ësisoj, zikaltërit lëshuan plotësisht terren në pjesën e parë dhe me përjashtim të disa kundërsulmeve të Martinez, nuk prodhuan shumë, ndërsa Handanoviç u desh në disa raste të bënte mrekullinë për të ndalur ekipin mik. Pjesa e dytë pritej të ndryshonte tablonë, por në lojë ishte përsëri dominuese Slavia e cila sulmoi pareshtur derisa gjeti golin me anë të Olajinka. Sulmuesi shfrytëzoi përgjumjen e mbrojtjes dhe pas një topi të grushtuar nga Handanoviç, dërgoi sferën në rrjetë pak hapa larg portës. Reagimi i Interit ishte shumë i vakët e dukej se ndeshja po shkonte drejt fitores së papritur të Slavias. Por në shtesë, pas një goditje dënimi të Sensi që u kthye nga traversa, Barela gjeti korridorin e duhur për të dërguar sferën në rrjetë. Një barazim që eviton turpin, por që gjithsesi lë Interin në pozita shumë të këqija në fillimin e fazës në grupe. Në përballjen tjetër , u shënua rezultati identik, 1-1, në sfidën mes Lionit dhe Zenitit. 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...