Emocione deri në vërshëllimën përfundimtare. Kjo është ajo që ka dhuruar supersfida e Grupit D e cila ka parë Altetiko Madrid dhe Juventus që të mbyllnin duelin mes tyre me barazimin 2-2. Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, me raste nga të dy ekipet por që pa më afër Juventusin me fitoren, të cilën e dorëzoi në minutën e fundit të ndeshjes duke u “kënaqur” me një pikë. Pas një pjese të parë ku i bëri rezistencë mjaft mirë tentativave të Atletikos, në fillimin e të dytës Juventusi gjeti avantazhin me kryeveprën e Kuadrados. Pak minuta më vonë, erdhi edhe goli i dytë, i shënuar nga Matuidi që la të mendohej se bardhezinjtë do të largoheshin me pikë të plota nga Spanja. Por Saviç hapi duelin kur mbeteshin 20 minuat deri në fundin e tij dhe më pas Atletiko provoi me çdo mënyrë të shënnote, duke arritur ta bënte realitet në minutën e fundit me Herrera, për të barazuar këtë duel.

Skuadrat ndanë nga një pikë dhe tashmë e shohin veten në ndjekje të Lokomotiv Moskës, që ka bërë çudinë sot duke fituar 2-1 në fushën e Bajer Leverkusen.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...