Banka Popullore e liroi politikën monetare. Norma bazë e kamatave është ulur për 0.25 pikë përqindjesh dhe tani është 2.25%. Kjo kamatë është bazë sipas të cilës llogariten të gjitha kamatat e tjera të kredive edhe për qytetarët edhe për kompanitë. Nga Banka Popullore thonë se ulja e kamatave është reflektim i  lëvizjeve të mëtutjeshme të volitshme të tregut devizor, që krijojnë pritje të qëndrueshme te biznesmenët.

Vendimi për uljen e normave të kamatës bazohet në vazhdimësinë e qëndrueshme të lëvizjeve të volitshme në tregun devizor, që tregon se nuk ka presione në sektorin e jashtëm dhe pikëpamjeve të qëndrueshme të subjekteve vendore. Gjithashtu lëvizjet rrjedhëse tregojnë rritje të matur të çmimeve vendore, e me këtë edhe mungesën e presioneve nga çmimet”- thonë nga Banka Popullore.

Sipas ekspertëve hapi i këtillë i Bankës është i pritshëm pasi situata në shtet është stabilizuar dhe jep hapësirë për aktivitete më të mëdha investuese tek biznesi. Megjithatë, ata thonë se nuk mund të pritet ulje spektakolare e kamatave për qytetarët dhe kompanitë. Nga kjo varet stabilizimi i mëtejshëm i shtetit, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik.

Kornizën që e jep politika monetare është pozitive, por për shkak të këtij hapi të Bankës nuk mundet të pritet ndonjë ulje brenda natës. Kryesisht, nëse vazhdon stabilizimi i ekonomisë dhe trendi i uljes së normave aktive të kamatave edhe për sektorin e biznesit edhe për qytetarët”- theksoi Marijan Petrevski, profesor universitar.

Ekonomia e Maqedonisë në tremujorin e fundit vitin e kaluar shënoi rritje prej 3.7%. Nga Banka Popullore thonë se të dhënat që i kanë tregojnë në lëvizje të mëtutjeshme të volitshme të ekonomisë, gjatë rritjes së përshpejtuar të aktiviteteve në industri dhe rritje të qarkullimit në tregti. Herën e fundit kur Banka Popullore bëri uljen e kamatave ishte në fillim të dhjetorit vitin e kaluar.

Aleksandra Spasevska 

 

Shpërndaj me