Rritja e pagës minimale duhet të shoqërohet me rritjen e produktivitetit, përndryshe ekonomia do të përballet me ulje të produktivitetit në planin afatmesëm, porositën zyrtarët e Bankës Botërore. Prandaj është e nevojshme që të analizohen me kujdes dhe të vendoset për masën e pagës minimale.

Mesazhi kryesor është jo të mos rritet paga minimale, por ajo ta bëhet me mençuri. Duke pasur parasysh këta faktorë, megjithatë, me përpjekjet shoqëruese të rriten pagat minimale, pagat reale në përpjekje për të rritur produktivitetin e vetë ekonomisë”-tha Marko Mantovaneli, drejtor i Zyrës së Bankës Botërore, Shkup.

Ekonomia e Maqedonisë, sipas Bankave Botërorë, deri në fund të vitit do të rritet për 3.1 për qind, përqindje me të cilat rishikohet norma e parashikuar paraprakisht e rritjes për 2.9 për qind.

Akoma kontributi më i madh i rritjes vjen nga konsumi, e jo nga investimet dhe eksportet neto. Megjithëse eksporti rritet, kontributi i importeve e zvogëlon këtë efekt pozitiv të eksporteve në rritje dhe vetë rritjes ekonomike”-pohoi Sanja Maxereviq, Banka Botërore.

Disa nga rekomandimet e Bankës Botërore për të cilët pushteti duhet pasur kujdes janë sistemi më i mirë arsimor, prodhimi i personelit të nevojshëm në tregun e punës, sundimi i ligjit, përmirësimi i klimës së biznesit dhe trajtimi i migracionit të popullatës. Kjo e fundit është një problem që mund të shkaktojë dëme serioze në ekonominë e vendit.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...