Në komunën Qendër shiten banesat e reja më të shtrenjta me çmim mesatar prej rreth 1115 euro për një metër katror. Në vend të dytë sipas çmimit mesatar është Karposhi ku investitorët kërkojnë thuajse 1110 euro për një metër katror. Aerodromi e plotëson treshen e parë të komunave me banesa më të shtrenjta ku çmimi është 950 euro me TVSH. Në komunat Kisella Vodë, Çair dhe Gjorçe Petrov çmimi i banesave lëviz nga 820 deri në 930 euro për një metër katror. Këto çmime janë me TVSH.

Komuna Qendër   1115 euro

Komuna Karposh  1073 euro

Aerodrom               955 euro

Kisella Vodë            928 euro

Çair                           830 euro

Gjorçe Petrov          819 euro

Komuna Aerodrom në vitin 2018 ka numër më të madh të lejeve të lëshuara për ndërtimin e banesave, respektivisht 1380. Të njëjtën e ka bë edhe në vitin 2019 dhe ka më shumë, respektivisht 1540 leje ndërtimi. Në vitin 2019 Qendra dhe Karposhi kanë lëshuar më pak leje ndërtimi, Karposhi 54 dhe Qendra 85 leje ndërtimi- deklaroi Vllatko Bogoevski, drejtor ekzekutiv i Forton.

Në komunat Qendër dhe Karposh shiten dhjetë herë më shumë banesa sesa ndërtojnë investitorët, sepse autoritetet e komunës vështirë japin leje ndërtimi. Nëse kjo praktikë vazhdon, në dy vitet e ardhshme mund të rriten edhe më shumë çmimet e banesave në këto komuna. Analiza tregoi se kryeqyteti ka mungesë të hapësirave afariste në qendrat tregtare. Vitin e kaluar është shënuar rritje të ndërtimeve të përfunduara për qëllime industriale. Në periudhën e ardhshme sektori i ndërtimtarisë pret rritjen e trendit investues. Por në krahasim me vendet e rajonit, Maqedonia ka shkallë më të vogël të kthimit të investimit në ndërtimtari.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...