Ballkani e mundi ekipin e Trepçës’89 me rezultatin 3-2, e madje duke e dominuar ndeshjen, pasi shifrat shkuan 3-0 për vendasit. Ekipi i Therandës ishte në një ditë mjaft të mirë, ndërsa Artur Magani e hapi serinë e golave qysh në sekondën e 20-të të ndeshjes, ndërkohë Blend Baftiu e dyfishoi rezultatin në minutën e 12-të. Arbër Hoxha me aksion personal në minutën e 50-të realizoi golin e tretë për vendasit. Ndërsa, për ekipin mik, spikat Manaj me dygolëshin e tij, ku ka shënuar në të 57’ dhe 81’. Duhet theksuar se Ballkani mund ta fitonte edhe më thellë ndeshjen nëse Visar Berisha në të 11’ nuk do të humbiste penallti. Me këtë fitore, pas katër javëve, skuadra e Ballkanit ka 8 pikë dhe ndodhet përkohësisht në krye të tabelës së klasifikimit të IPKO Superliga, në Kosovë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...