Ish-shefja e diplomacisë greke, ndërsa tani deputete e Demokracisë së Re, Dora Bakojani, në një intervistë për radion greke “Njuz247” thotë se për vendin tonë do ta përdorë emrin e ri Maqedonia e Veriut, por nuk do të mund të thotë maqedonas për shembull apo ministër maqedonas.

“Sigurisht që do ta quaj Maqedonia Veriore, siç e quaj çdo vend tjetër me emrin e ri. Unë gjithmonë e kam quajtur vendin fqinj Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, që ishte edhe emri zyrtar. Tani që emri zyrtar është Maqedonia Veriore, unë do ta quaj Maqedonina Veriore. Atë që nuk do të mund të bëj është të them një kryeministër maqedonas. Kryeministrin e ardhshëm ose Z. Zaev do ta thërras kryeministri i Maqedonisë së Veriut. Kryeministri maqedonas dhe ministri maqedonas nuk do të thonë. Nuk do ta them, sepse mendoj se ky është gabimi themelor dhe shumë i madh i kësaj marrëveshjeje”, tha Bakojani.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...