FC Shkupi ka zhvilluar përgatitjet e fundit për sfidën me Pjunikun e Armenisë që do të luhet sot në kuadër të eliminatoreve për Liga Europa. “Bardhekaltërit” dje zhvilluan stërvitjen e fundit në terrenin e stadiumit të qytetit në Gymri, aty ku do të luajnë edhe sfidën e parë përballë Pjunikut. Seanca stërvitore kaloi pa probleme dhe me atmosferë pozitive, ndërsa në fund kapiteni i Shkupit, Muharem Bajrami mbajti edhe një fjalim motivues para bashkëlojtarëve të tij dhe stafit para sfidës me Pjunikun, ku kërkoi nga kolegët e tij angazhim maksimal, pasi që beson në rezultat pozitiv.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...