Bajern Munih ka mposhtur Verder Bremenin me rezultatin 3-2 dhe avancon në finalen e madhe të kupës së Gjermanisë. Levandovski kaloi Bajernin në epërsi në minutën e 36’ të takimit, ndërsa Tomas Myller dyfishoi rezultatin në minutën e 63’. Ndeshja u duk sikur kishte përfunduar, por vendasit ringjallen falë lojtarit kosovar Milot Rashica. Mesfushori kosovar asistoi në golin e parë të Osako-s në minutën e 75’, përpara se të shënonte golin e barazimit një minutë më vonë. Ndeshja mund të kishte shkuar në shtesë po të mos ishte për penalltinë e shënuar nga Levandoëski, pesë minuta më pas. Bajerni do të sfidojë Lajpcigun në finalen e madhe në stadiumin në Berlin.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...