Bajern Munihu ka fituar 3-0 ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve ndaj Crvena Zvezda-s në “Allianz Arena”. Ishte Koman ai që ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 34’ të takimit. Pas pushimit ishte Robert Levandovski në minutën e 80’ që ka dyfishuar rezultatin duke siguruar fitoren. Në kohën shtesë të takimit Tomas Miller i ka dhënë shuplakën e tretë serbëve. Bavarezët kanë marrë kryesimin e grupit B, ndërsa Totenham dhe Olympiakos ndodhen në vend të dytë dhe të tretë me nga një pikë, pasi që u ndalën në barazim 2-2 në Greqi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...