Bajern Munihu është bërë skuadra e parë që kualifikohet në Ligën e Kampioneve për në turin me eliminim direkt. Bavarezëve u kanë mjaftuar golat e Levandovskit dhe Perishiç në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Olimpiakos, për të garantuar matematikisht kalimin në turin tjetër të këtij aktiviteti pasi kanë krijuar distancë nga ndjekësit. Për polakun, ky ishte goli i 31-të në fazën në grupe të turneut, duke barazuar Lionel Mesin si lojtari që ka shënuar më shumë gola të tillë. Kroati Perishiç u fut në lojë në minutën e 88 dhe shënoi vetëm një minutë më vonë, duke dyfishuar shifrat pas një kundërsulmi e vulosur takimin.

Bavarezët ndiqen nga Totenhem, që ka mundur 4-0 në transfertë Crvena Zvezdën duke qenë tanimë një hap larg kualifikimit. Protagonist ishte koreani Son, i cili la pas dëshpërimin e fundjavës dhe me dygolëshin e tij i dha suksesin ekipit të Poketinjos.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...