Skuadra e Bajern Munihut e ka mbyllur me fitore edhe xhiron e 29-të të Bundesligas. Bavarezët kanë shënuar fitore minimale kundër Verder Bremenit, me rezultatin 1:0, ndwrsa golin e vetëm në këtë takim u realizua nga Niklas Sule, pas asistimit të Tiago Alkantara, kur po luhej minuta e 75’ e ndeshjes. Në këtë ndeshje për 73’ minuta luajti edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica. Me fitoren e shënuar Bajern Munihu ruan kreun e tabelës edhe pas 29 xhirove, me 67 pikë të grumbulluara, një më shumë sesa Borussia Dortmund.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...