Bajern Munihu me lejen e klubit anglez ka filluar negocimin për termat e marrëveshjes me Liroj Sane. Sipas “Daily Record”, Mançester Siti nuk dëshiron ta humbasë yllin e vet me kosto zero, sepse 23-vjeçari ka refuzuar të rinovojë kontratën, e cila i skadon në qershor të viti 2021, për faktin se nuk pranon të jetë zgjedhje e tretë e trajnerit spanjoll. Pavarësisht vlerës së lartë që mund të kushtojë afrimi i Sane, Bajerni është gati të hyjë në negocim duke parë faktin se sulmuesi është i ri në moshë, është gjerman dhe një yll i konfirmuar, që për më tepër luan rregullisht në kombëtaren e Gjermanisë. Ende nuk flitet për shifra konkrete të këtij operacioni, por bavarezët do tentojnë të marrin atë që e humbën në vitin 2016, kur Siti e bleu Sane-n nga Shalke.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...