Bajern Munih dhe Gjermania marrin një tronditje të rëndë, teksa kanë mësuar ditën e sotme se Niklas Sule, do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit, por edhe Kampionatin Europian, i cili do të zhvillohet verën e ardhshme. Një mungesë e madhe si për bavarezët, por edhe për “pancerat”, që humbasin një ndër lojtarët më të rëndësishëm në prapavijë. Lajmin është bërë i ditur në të gjitha mediat gjermane, me qendërmbrojtësin që pësoi një dëmtim të rëndë në ligament në sfidën e fundit ndaj Augsburg. Ky është dëmtimi i dytë në të njëjtin vend për Sule, i cili më parë ishte dëmtuar dhe kur luante për Hofenheim, kohë në të cilën qëndroi jashtë fushave për gati 7 muaj.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...