Supersfida e kësaj jave në Bundesligë, mes Bajern Munihut dhe Borusia Dortmund, është mbyllur me një fitore të papritur 4-0 të skuadrës bavareze, e cila vetëm një javë më parë cilësohej në krizë nga e cila e pësoi trajneri Niko Kovaç. Kampionët në fuqi dhuruan një paraqitje aq dominuese, të udhëhequr nga Robert Levandovski, i cili vazhdon të regjistrojë rekorde të tjera në futbollin gjerman. Levandovski në minutën e 17 i dha avantazhin ekipi të tij me një goditje me kokë, duke u bërë njëkohësisht futbollisti i parë në historinë e Bundesligës që shënonte në 11 ndeshje radhazi në kampionat, ndërsa kaloi shifrën e mëparshme që mbahej bashkërisht nga Aubamejang (2015) dhe Allofs (1984). Goli i dytë erdhi në fillimin e fraksionit të dytë të lojës, kur Gnabri shtyu në rrjetë një sugjerim të Myler. Më pas, kishte përsëri lavdi për Levandovskin, i cili dërgoi edhe një herë topin në rrjetën e ish-skuadrës së tij për atë që ishte goli i 16 sezonal për polakun, një tjetër rekord për Bundesligën në këtë pikë të sezonit. Në fund, turpërimi u plotësua edhe me autogolin e kapitenit Humels, i cili dërgoi sferën në portën e skuadrës së vet. Bajern që i bashkohet Lajpcig në vendin e dytë me 21 pikë, ndërsa Dortmundi mbetet jashtë katërshes së parë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...