Bajern Munihu ka marrë një fitore tepër të vështirë në Greqi ndaj Olympiakosit teksa ka fituar me rezultatin e ngushtë 3-2. El Arabi ka kaluar vendasit në avantazh. Megjithatë, Levandoëski, një nga lojtarët më në formë për momentin në Europë, ka barazuar rezultatin përpara pushimit. Në pjesën e dytë Leëa ka kaluar të tijtë në avantazh përpara se Tolisso të shënonte golin e tretë. Guilherme ka rifutur në lojë vendasit dhe deri në fund ndeshja ishte e tensionuar, por bavarezët kanë ruajtur fitoren. Me këto tri pikë gjermanët mbeten në vend të parë me pikë të plota, por ka humbur yllin 80-milionësh Lukas Hernandez i cili ka dalë i dëmtuar në gjysmën e pjesës së dytë.

Totenhami më në fund ka bindur ndaj Crvena Zvezda. Spurs kanë fituar thellë 5-0 duke larguar për të paktën disa ditë krizën që ka pushtuar Uajt Hart Lejn kohët e fundit. Skuadra e Pokettinjos ishte betuar se do të bënte çmos për të marrë tri pikët në ndeshjen e tretë të grupeve dhe ia ka dalë me goleadë. Ishte Hari Kejni ai që zhbllokoi rezultatin përpara se Son të dyfishonte dhe të trefishonte me dopietën e tij përpara pushimit. Pas pushimit Lamela dhe Kejn kanë shpartalluar miqtë nga Serbia. Me këtë rezultat, Spurs ngjitet në vend të dytë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...