Për Janko Baçevin, votimi i djeshëm i ndryshimeve kushtetuese është tradhtia më e madhe në historinë e Maqedonisë. Baçev njoftoi një plan B që do të aktivizohet në procesin e raportimit të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara se vendi ka një emër të ri. Plani përfshin edhe Presidentin Gjorge Ivanov.

Është shumë e mundshme që marioneta Zaev si Qeveri i pari do të vrapojë për emrin e shtetit ti informojë Kombet e Bashkuara. Në një rast të tillë, Presidenti Ivanov duhet të dërgojë menjëherë letër paralelisht në Kombet e Bashkuara duke i informuar ata se është një marrëveshje e pavlefshme, sipas ligjit vendor dhe ndërkombëtar, pasi që marrëveshja nuk është lidhur nga një autoritet kompetent, nuk ka lëndë që lejon negociatat, rezultati i referendumit i 30 shtatorit nuk është respektuar, si dhe dekreti i Ivanov nuk është nënshkruar. Pra gjithë këtë Ivanovi do ta shpjegojë shumë mirë në një letër drejtuar Kombeve të Bashkuara.”- tha Janko Baçev, president i Maqedonisë së vetme.

ALSAT

Loading...

Shpërndaj me