Në gjysmën e parë të nëntorit të vitit 2018, do të shpallet një thirrje e re publike për përdorimin e fondeve nga programi IPARD 2. Javën e kaluar, u paguan 26 mijë eurot e para për bujqit që kanë aplikuar në shpalljen e parë të vitit të kaluar. Deri më tani, mbi 900 kontrata me vlerë prej 15.5 milionë euro janë nënshkruar nga IPARD 2. Drejtori Nikolçe Babovski, në intervistë për Alsat, thotë se po punojnë në ngritjen e kapaciteteve të këtij institucioni përmes të cilit fermerët në dispozicion kanë 80 milionë euro deri në vitin 2020.

Drejtor, pagesa e subvencioneve është tema më e ndjeshme tek bujqit. Sa nga paratë për subvencioneve janë paguar deri më tani, për cilin sektor ka interes më të madh tek bujqit dhe në cilët sektorë ka më pak aplikime nga bujqit?

Kur flasim për mbështetjen financiare për bujqit, ajo me të vërtetë për ta është tema më e ndjeshme por edhe për shtetin, për Agjencinë, për Ministrinë, sepse këtu me të vërtetë dorëzohen shuma të mëdha të mjeteve. Nga momenti që kam ardhur në krye të Agjencisë, tanimë 13 muaj, deri më tani kemi plasuar tek bujqit edhe tek sektori bujqësor në përgjithësi diku më shumë se 9 miliard e 250 milion denar apo më shumë se 150 milion euro. Sa i përket konkretisht realizimit të buxhetit për këtë vit, tani është realizuar 99% në masën e kërkesave të drejtpërdrejta,  apo ajo është diku 6.3 miliard denarë që janë plasuar përmes subvencioneve deri tek sektori i bujqësisë.

Njëra nga vërejtjet më të mëdha në raportin e fundit të Komisionit Evropian është shfrytëzimi i dobët i mjeteve nga programi IPARD. Sa nga mjetet e programit IPARD deri më tani janë shfrytëzuar dhe cilat janë pritshmërit e juaja. Sa nga këto mjete do të shfrytëzohen deri në periudhën përfundimtare?

Që të thjeshtësohet dhe të përshpejtohet procedura, dihet që mjetet me të vërtetë t’i shfrytëzojmë dhe ato mjete qoftë nga programi nacional apo programi IPARD, paraqesin masa investuese dhe jo masa sociale, siç ishte në periudhën e kaluar, pikërisht për shkak të kësaj ne bëmë një seksion, dhe në të gjithë periudhën e programit IPARD 1 janë paguar 1093 marrëveshje, apo në para që janë ndarë në sektorin e bujqësisë janë 15.8 milion euro. Në këtë moment i përpunojmë dhe jemi në fund të marrëveshjeve për thirrjen e parë të programit IPARD 2, mund të them se pa kaluar një vit, siç punohen këto lëndë, ne tanimë kemi nënshkruar 898 marrëveshje, shuma e të cilëve në përgjithësi është 15.5 milion euro.

Loading...

Shpërndaj me