Legjenda e boksit shqiptar Aziz Salihu, nuk mund të pajtohet me padrejtësitë që i bëhen tash e një kohë dhe as ai nuk e kupton përse shtetit i Kosovës e injoron. Salihu ka humb nervat dhe si me injorancë ka paralajmëruar se nëse vazhdon ky injorim nga shtetit i Kosovës, do të kërkojë ndihmë nga Serbia dhe Maqedonia.

Nëse vazhdoj të injorohem më duhet t’i kërkoj falje popullit tim dhe të shkojë të kërkoj ndihmë nga Serbia dhe Maqedonia. Nuk është në rregull që unë të mbes jashtë nga gjitha institucionet e disa këshilltar që kanë bërë miliona në kurriz të popullit të vendosin për vendin. Nuk do të më ndal asgjë për dhe do të vdes si burrat. Prandaj i lus që sa më shpejtë t’i lëshojnë paret që unë ta kem mundësinë të bëjë edhe një kontrollë në Turqi“, ka thënë Salihu, i cili ka qenë themelues i turneut të boksit ‘Adem Jashari’. Salihu është në një situatë të vështirë, por shpreson se Qeveria do t’ia ndajë mjetet, të paktën të gëzojë në prag të Vitit të Ri.

Loading...

Shpërndaj me