Azilanti Nikolla Gruevski nuk do të jetë më deputet. Kuvendi konstatoi dorëheqjen tij. Në seancën e sotme dorëheqjen nga posti i deputetit e arsyetoi edhe Pavle Bogoevski. Ai tha se dorëhiqet që mos ndikojë në vendimet e organeve hetuese, për rastin e tij dhe se nuk fshihet si ish-kryeministri Gruevski.

Vlerat janë mbi funksionin, tani dhe gjithmonë. Përgjegjësia dorëzohet personalisht, me krenari dhe me kokën lartë para atyre që të zgjodhën, ndërsa jo në mënyrë qyqare në arrati dhe duke u fshehur tek diktatorë me bindje të njëjta. Nikolla Gruevski ende udhëheq me VMRO-DPMNE-në, ndërsa Mickovski dhe kryesia janë vetë dëgjues të mire partiak dhe me besueshmëri punojnë për liderin e tyre të arratisur”- theksoi Pavle Bogoevski, ish-deputet

Akuzave të Bogoevskit, iu kundërpërgjigj deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micovski. Ai tha se Bogoevski duhej të arsyetojë dorëheqjen e tij dhe jo të flasë për Gruevskin.

Mendoja se qëllimi i fjalimit të kolegut Pavle Bogoevskit do të jetë arsyetimi i dorëpheqjes së tij dhe jo shërimi i frustrimeve nga të cilat është i përfshirë. Komiteti ekzekutiv 8i VMRO-DPMNE-së ishte i qartë në kumtesën për opinionin se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të deklarohen për drejtësinë dhe ligjet në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit dhe duke kërkuar drejtësi joselektive.- u shpreh Nikolla Micovski, VMRO-DPMNE

Deputeti i LSDM-së, Jovan Mitrevski tha se VMRO-DPMNE-ja nuk ka dashur ti marrë mandatin Gruevskit por ta mbrojë atë.

Interpretimi juaj i Kushtetutës dhe ligjit të cilën e thatë në Komisionin për çështje të mandateve dhe imunitete ishte se Kushtetuta dhe ligji nuk janë shkelur për shkak se azilantit Nikolla Gruevski nuk i është mundësuar ta arsyetoj mungesën e tij. Sipas logjikës suaj Nikolla Gruevski ka munguar me arse në seancat e Kuvendit. Kështu ju e interpretuat Kushtetutën dhe ligjin. Këtë interpretim tuajin dhe qëndrim e betonuat me mosvotim në Komision për marrjen e mandatit të tij”- tha Jovan Mitrevski, LSDM

Pas konstatimit të dorëheqjeve, as Nikolla Gruevski dhe as Pavle Bogoevski nuk dihet nëse do të dorëzojnë kërkesë për apanazh.  Vendin e Nikolla Gruevskit në Kuvend do ta zë Gjoko Kamçev, ndërsa Pavle Bogoevskin do ta zëvendësojë Aleksandar Filipovski.

Mefail Ismaili

Loading...

Shpërndaj me

Loading...