Marrëveshja e Përzhinës pengon biznesin në vend që të funksionojë normalisht. Për momentin, është e domosdoshme të ketë klimë të mirë biznesi dhe dialog të mirëfilltë për çdo çështje të biznesit e jo zhvendosje të funksionimit normal. Pikërisht kjo ndodh me dispozitën nga Marrëveshja e Përzhinës, që para zgjedhjeve të formohet qeveri teknike, thonë nga Oda ekonomike e Maqedonisë.

Parashtrojmë pyetje deri kur do të kemi zbatim të dispozitave të Marrëveshjes së Përzhinës dhe njëfarë situatë jo- natyrale tre muaj para zgjedhjeve të formojmë qeveri të posaçme me zëvendës shtesë, me kryeministra tjerë, apo ku ta di çfarë. E tërë kjo është zhvendosje e realitetit dhe funksionimit normal të gjërave. Do të thotë, nëse ka qenë ashtu, situata është tejkaluar dhe duhet saktë të thuhet deri kur do të vlejë kjo që të kemi parashikim – tha Branko Azeski- kryetar i OEM.

Megjithatë, sipas Azeskit, projeksionet e parapara të Qeverisë për rritjen ekonomike për vitin e ardhshëm mund edhe të realizohen, por nuk mjaftojnë për përmirësimin e standardit.

Nuk do të jetë vit ku ne do të arrijmë rezultate që i presim, apo të kemi rritje mes 5 dhe 7% në periudhë trevjeçare, që të rritet niveli i standardit jetësor – u shpreh Branko Azeski- kryetar i OEM.

Ndryshe, sot përfaqësuesit e biznesit në vend ishin pjesë e platformës së Samitit “Maqedonia 2025”, që dje filloi në Shkup. Në të marrin pjesë mbi 400 pjesëmarrës nga 60 vende.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...