Spitali “Axhibadem Sistina” është akredituar për së dyti herë me standardin prestigjioz “Joint Comission International” pasi ka dëshmuar se punon sipas standardeve botërore. Për pacientët ky standard është mbrojtje më e sigurt dhe kualitative shëndetësore e cila bazohet në procedura dhe fakte, në praktikë klinike të unifikuar si dhe kulturë sigurie e cila ka të bëj jo vetëm me personelin por dhe me pacientët dhe të afërmit e tyre. Programi për akreditimin me JCI përfshinë gjithë procesin e shërimit të pacientit, që nga hyrja e tij në spital deri në lëshimin e Spitalit. JCI është agjenci joprofitabile me seli në Çikago. Ky standard ekziston me qëllimin për të përmirësuar kualitetin dhe sigurinë e shërbimeve mjekësore përmes edukimit. Për herë të parë, Spitalit “Axhibadem Sistina” u akreditua me këtë standard në vitin 2016.

“Në procesin e riakreditimit 3 revizorët e Joint Comission International, një mjek, një infermiere dhe një administrator arritën që në Spital që të depërtojnë në çdo element dhe t’i verifikojnë kriteret, të bëjnë evaluim duke përfshirë komunikimin me personelin, me të punësuarit me punëtorët e higjienës, me pacientët, me mjedisin fizik dhe vërtetuan se më shumë se 1000 elemente matëse janë implementuar, Spitali jonë i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe u vlerësua me vulë të artë”, deklaroi Milena Buxharovska, Axhibadem Sistina.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...