Gjykata Themelore Shkupi 1 ka marrë vendim që avokati Asmir Alispahiq do të duhet të paguajë një gjobë prej 2000 eurosh në kundërvlerë me denarë, për shkak të një statusi i cili e kishte bërë, në profilin e tij në facebook, i cili përmendet gjykatësen Sofija Laliçiq, duke e quajtur “njëri nga gjykatësit”.

Avokati Alispahiq ka shprehur revoltën e tij pikërisht përmes rrjetit social facebook, ku përmend veprimin e gjykatëses si të paligjshëm, gjatë seance gjyqësore për vjedhje në të cilën ai ka qenë avokat mbrojtës.

“Dënohet avokati Asmir Alispahiq nga Shkupi me dënim prej 2000 eurosh. Dënimin me para avokati është i obliguar që ta paguaj në afat prej 30 ditësh”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Më 4 shtator avokati Alispahiq në facebook postoi një status në të cilin shkruhej “Swarovski Sofija Laliçiq.

Shkarkim i menjëhershëm”. Sipas vendimit të cilin Alispahiq e postoi poashtu në facebook, përmbajtja e këtillë e ka lënduar gjykatësin. Gjykatësja Laliçiq në opinion është e njohur në “bombat”, në të cilat ka biseda me ish personin e parë të DSK-së Sasho Mijallkov.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...