Qytetarët të mos vozisin në autostradën e re Milladinovc- Shtip derisa të kryhen të gjitha kontrollet e nevojshme dhe derisa zyrtarisht nuk lëshohet në veprim. Megjithëse në media qarkulloi informacioni se autostrada, që lidh kryeqytetin me lindjen e vendit duhet të lëshohet nesër, megjithatë ministri i Transportit Goran Sugareski thotë se autostrada do të lëshohet së shpejti, por jo këtë fundjavë. Autostrada Milladinovc- Shtip filloi të ndërtohet në vitin 2014. Pas disa vonesave, duhej të ishte gati dhe të lëshohej në përdorim vjeshtën e kaluar.

Aktivitetet ndërtimore në autostradën Miladinovc – Shtip në të tre seksionet kanë përfunduar plotësisht. Autostrada është shumë e rëndësishme të lëshohet në përdorim dhe kjo do të ndodhë, por është më e rëndësishme që edhe një herë të kryhen kontrolle sigurie mbi të gjitha elementet e autostradës dhe kjo do të ndodhë në ditët në vijim, në mënyrë që të sigurohet që të gjithë shoferët dhe qytetarët të jenë të sigurt, kur të ngasin në atë rruge. Do të lëshohet së shpejti, por apeloj, rruga derisa të mos lëshohet në përdorim, vozitësit ta shmangin atë”- tha Goran Sugarevski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

ALSAT

Loading...

Shpërndaj me

Loading...