Një ëndërr që është ilustruar shpesh herë në kiema, nga Mary Poppins deri tek James Bond, makina e parë fluturuese private pritet të ngrihet vitin e ardhshëm. Në sallonin botëror të automjeteve në Gjenevë, një kompani holandeze ka prezantuar modelin e saj që do të tregtohet për publikun e gjerë. Automjetet në gjendje që të lëvizin në mes të trafikut rrugor dhe që të qarkullojnë në rrugë ajrore nuk kanë pushuar se frymëzuari inxhinierët. Modeli “Liberty” i holandezes “Pal-V”, hibridi i parë që fluturon dhe ecën në rrugë, do t’i jepet blerësit të saj vitin e ardhshëm. Kjo tregoi që është një ide serioze sa që u krijua një aleancë mes “Airbus”, “Audi” dhe “Italdesign” që ka prezantuar një model flutures koncept në Gjenevë, “PopUp Next”. “Tek ‘Pal-V’, ideja lindi nga një ‘frustrim’. Kur je në avion nisesh në një vend që nuk doshiron dhe mbërrini në një vend që nuk është destinacioni juaj”, thotë Robert Dingemanse, drejtori i kësaj kompanie. “Pal-V është produkti perfekt për lëvizshmërinë mes qyteteve. Jashtë qyteteve duke fluturuar, brenda duke lëvizur në rrugë”, garanton ai. Mjeti ka tre rrota, i pajisur me një motor të lëvzshëm, me benzinë, që i mundëson të fluturojë si një helikopter si dhe ka një autonomi fluturimi prej rreth 500 kilometra ose 1 900 kilometra në rrugë, ndrsa shpejtësia maksimale arrin 160 kilometra në orë. Por ai është viktimë e suksesit të tij. Pasi porosit një model të tillë duhet të presësh dy vite që të të dorëzohen çelësat.

Shpërndaj me