Të gjitha automjetet e importuara nga jashtë me standarde më të ulëta ekologjike do të paguajnë tatim më të lartë. Ligji për Tatim të Automjeteve sot kaloi në komisionin parlamentar, ndërsa deri në fund të vitit duhet të hyjë në fuqi. Nga një janari në vend të akcizës, qytetarët do të paguajnë tatim. Shkalla me të cilën deri më tani vërtetohej lartësia e tatimit gjatë importit do të mbetet e njëjtë, ndërsa tatimi i tyre do të paguhet në varësi të lartësisë së emetimit mesatar të dioksidit të karbonit, CO2.

Në përgjithësi planifikohet që gjatë përpunimit dhe përllogaritjes së lartësisë së koeficientit të vet dispozitës që duhet ta përpunoj Qeveria, të merret parasysh aspekti momental social dhe ekonomik, ku nuk pritet rritje e menjëhershme e tatimit për automjetet. Kjo planifikohet të bëhet me kalendar, duke pasur parasysh standardin e qytetarëve- tha Gjoko Tanasoski- drejtor i Drejtorisë doganore.

Si pjesë e programit për mbrojtjen nga ajri i ndotur ishte edhe masa e parealizuar për subvencionimin e automjeteve deri në 3000 euro. Për këtë masë, grupi i punës ka vlerësuar që ky projekt nuk është efikas. Ministri i ekonomisë, Bekteshi siguron që deri në fund të vitit do të merren vendim tjetër, që do të përfshijë numër më të madh të qytetarëve.

Ka sigurisht disa mundësi. Ne gjatë kësaj jave do të kemi takim dhe në nivelin më të lartë, për të parë se çfarë lloj vendimi do të marrim. Por, duhet theksuar fakti se vendimi është të ulet ndotja në shtet. Do të jetë një vendim, që do të jetë në përputhje me masat mjedisore që kjo qeveri i plotëson, i zbaton dhe do ti realizojë në të ardhmen- pohoi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Analizat tregojnë se automjetet përbëjnë 20 për qind të ndotjes së ajrit. Gjatë 10 viteve të fundit, mbi 30,000 automjete të përdorura janë importuar në vend. Vetëm vitin e kaluar u importuan 37,000 automjete, nga të cilat 88 për qind ishin makina më të vjetra se 10 vjet.

Andrea Çobanova 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...