Austria mori vendim për të ndaluar vellon në shkollat fillore të vendit. Deputetët kanë aprovuar ligjin dje nga një propozim i ardhur nga qeveria e kryeministrit Kurz. Ligji ndalon ndalon çdo lloj mbulese religjoze  që mund të vendoset për të mbuluar kokën e vajzave në shkolla.

Të dyja partitë e koalicionit qeverisëse të qendrës së djathtë (OEVP) dhe (FPOE) ranë dakord për të ndaluar vellon islamik në të gjitha shkollat e vendit. Sipas zërave të partisë FPOE ligji vjen për t’i dhënë një sinjal islamit politik, kurse nga partia tjetër e koalicionit OEVP thanë se ligji vjen për të çliruar fëmijët nga nënshtrimi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...