Kombëtarja e Australisë në basketboll, pas pritjes 13 vjeçare dhe 78 ndeshjeve të humbura radhazi , më në fund arriti të shënojë fitore ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rezultat 98-94. Peti Mills dhe Endrju Bogut u dalluan te kombëtarja e Australisë duke shënuar gjysmën e pikëve për vendasit. Mbrojtësi i San Antonios, Peti Mills shënoi 30 pikë, ndërsa Endrju Bogut shtoi edhe 16 pikë, duke dominuar edhe në mbrojtje. Tek kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dalluan Harison Barns që shënoi 20 pikë dhe Kemba Voker dallua me 22 pikë. Ndryshe kjo është disfata e parë e kombëtares së SHBA-s nga viti 2006 , kur u mund nga Greqia në gjysmëfinale të Botërorit në Japoni.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...