Marina australiane ka lëshuar në det të hapur tre robot lundrues të cilët do të mbledhin të dhëna shkencore për ndryshimet e gjendjes së oqeaneve nëpër botë. Të tre lundrueset u lëshuan në një udhëtim solo, ato nuk kanë ekuipazh por kontrollohen përmes “smartfonave”.

Ne nuk kemi qendër kontrolli por kemi një Iphone dhe një aplikacion i cili i kontrollon dronet dhe i udhëzon se ku të shkojnë. Kërcënimi i vetëm i madh për këto pajisje janë valët e mëdha thyese megjithatë kjo është diçka e re për ne dhe do e shikojnë se si do e përballojnë – thotë Riçard Xheniks, krijuesi i robotëve lundrues.

Dronet lundrues janë nën komandën e Federatës për kërkime shkencore dhe industriale, ato nuk kanë nevojë për lëndë djegëse sepse karikohen me erë dhe solar. Nëse çdo gjë shkon sipas planit anijet robot do të kthehen pas 12 muajsh me shumë të dhëna të rëndësishme shkencore.

Shefkije Alasani

Loading...

Shpërndaj me