E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” shkruan se reprezentuesi i Gabonit, Pierr Aubamejang ka dhënë dritë jeshile në lidhje me interesimin e klubit katalan për blerjen e tij. Arsenali nuk është në gjendje të mirë dhe aktualisht ka 34 pikë më pak se lideri i Premierligës, Liverpuli. Rezultatet e dobëta kanë sjell ndryshim në krye të stafit teknik ku Unai Emery u shkarkua duke u zëvendësuar me Mikel Artetan, ish asistentin e Pep Guardiolës në Mançester Siti. Aubamejang thuhet se do të preferonte transferimin te një klub si Barcelona ku mund të luftojë për titujt më të rëndësishëm, përfshirë Ligën e Kampionëve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...