Atleti afrikano jugor Mlengi Gvala në afërsi të Durbanit është sulmuar nga tre persona të panjohur, të cilët janë orvatur që me sharë t’ja prisnin këmbët.

Të martën në 3 ora të mëngjesit Gvala është nisur të takohet me mikun me të cilin stërvitet dhe atë e kanë sulmuar tre person“, ka thënë Denis Xhekson drejtor i organizatës e cila iu jep ndihmë sportistëve të Durbanit.

Banda e ka sulmuar atletin (triatlon) dhe për qëllim ka pasur që me sharë tia presin këmbët“, ka shtuar Xhekson. Miku i tij Sandile Shange ka thënë se atleti në kontaktin e parë me grabitësit ka menduar se vetëm duan ta plaçkitnin, por ata nuk kanë pranuar gjë sendet që ai ua ka ofruar.

Ata nuk i donin gjë sendet të cilat ua kishte ofruar. Dy e kishin kapur në pjesën e lartë të trupit , ndërsa i treti ishte orvatur që me sharë tja prese këmbët. Mendoj se kishin arritur deri në asht dhe puna nuk kishte shkuar si duhet. Ata më pas janë orvatur t’ja presin këmbën tjetër”. Ka thënë Shange.

Sipas të dhënave policore , shkalla e kriminalitetit në Afrikën e Jugut është shumë e madhe. Për çdo ditë në këtë shtet ndodhin nga 51 vrasje.

Shpërndaj me