Atletiko Madrid ka fituar me shifrat 3-2 ndaj Valencias dhe kështu ka shtyrë festën e titullit kampion të Barcelonës të paktën deri të shtunën. Skuadra e Simeones, nëse nuk merrte pikë sot i dorëzonte matematikisht titullin katalanasve, por këta të fundit duhet të presin fundjavën dhe ta sigurojnë vetë me një fitore suksesin, pasi madrilenët luftuan e morën një fitore shumë të rëndësishme edhe sa i përket objektivit të skuadrës për të mbrojtur vendin e dytë në kampionat. Në një terren të vështirë për shkak të shiut, Morata gjeti golin e avantazhit që në minutën e 9, por shifrat u barazuan para fundit të pjesës së parë nga Gameiro. Grizeman ktheu shpejt në avantazh ekipin e tij dhe vetëm një penallti e Pareho vuri përsëri në diskutim fatin e sfidës. Në fund, goli i Korrea ishte ai që vulosi rezultatin përfundimtar dhe i dha Atletikos fitoren që e çon aktualisht 7 pikë larg Realit të vendit të tretë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...