Atleti nga Kenia Elijud Kipçoge dhe atletja kolumbiane Katarina Ibarguen , janë shpallur nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës si dy “Atletët më të mirë të vitit 2018”. Kipçoge sivjet triumfoi në maratonën e Londrës dhe Berlinit. Keniani në maratonën e Berlinës, shënoi rekord të ri botëror, pasi për 78 sekonda ishte më i shpejtë se rekordi i vjetër të cilin e mbante Denis Kimet.

Kolumbiania Ibarguen, këtë sezon në garat e kërcimit tre hapësh pati një dominim të plotë. Ajo ka triumfuar në të gjitha tetë garat ku morri pjesë.

Loading...

Shpërndaj me