Atixhja sot në konferencën për media ka potencuar se ka dëshirë të rri rehat, larg intervistave për një kohë dhe të merret me bletët.

“Tani unë dua të jem pak rehat, edhe me intervistat. Plus edhe që nuk guxoj, tani për tani, duhet të pyetet në komunë, kemi ende punë të pambaruara. Kaq nga unë, kam të punoj edhe me bletët”, tha Atixhja.

Atixhja me historinë e saj në film, çiltërsinë, sinqertitetin dhe dashurinë, e ka bërë për vete jo vetëm publikun në Maqedoni por edhe publikun në botë. Dokumentari “Toka e mjaltë” u nominua në dy kategori për çmim Oscar: filmi më i mirë i huaj dhe dokumentari më i mirë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...