Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme në qytetin e Tepelenës, ku mësohet se dy vëllezër kanë rënë e pre e një atentati.

Në vendin e ngjarjes mësohet se persona ende të panjohur kanë qëlluar fillimisht shtetasin Artur Bresha i cili punonte roje në një kompani inertesh duke e lënë të vdekur.

Më pas ata kanë qëlluar edhe vëllain e tij Artan Bresha i cili qëndronte një dyqan. Siç shkruan Lapsi.al, policia nuk ka dhënë ende detaje lidhur mbi ngjarjen e rëndë dhe mbi motivet e saj, por i plagosuri Artan Bresha nuk është një emër i panjohur për uniformat blu.

Në vitin 2017 ai është ndaluar nga Policia e Gjirokastrës me 1 ton lëndë narkotike marijuanë.

”Lënda narkotike ishte vendosur në brendësi të furgonit me targa TP 0765 B dhe po udhëtonte në drejtimit të Sarandës. Policia u vu në ndjekje të trafikantëve, duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre, Artan Bresha, 35 vjeç, nga Tepelena, ndërsa tre personat e tjerë u larguan, tashmë të shpallur në kërkim/ Nga këqyrja që iu bë furgonin rezultoi se në to ishin vendosur 400 pako me pesha të ndryshme, të mbështjella me letër natriban, ndërsa e gjithë sasia e lëndës narkotike arrinte 1 ton”, thuhej në komunikatën e policisë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...