Atalanta ka mposhtur Napolin me rezultatin 2-1 duke bërë një hap të madh drejt ëndrrës Champions League. Vendasit ata që kaluan në avantazh me golin e Dries Mertens në minutën e 28’ të takimit, dhe për belgun ky ishte goli i 12-të në Serie A. Pas pushimit , Duan Zapata në minutën e 69’ barazon shifrat në 1-1. Ndërkohë në minutën e 80’, Atalanta befason San Paolo-n me golin e avantazhit dhe ishte Pashaliç, ai që dërgoi në rrjetë topin nga brenda zonës. Atalanta është ngjitur në vend të pestë të renditjes me pikë të barabarta me Milan-in e vendit të katërt. Berat Gjimshiti ishte titullar dhe tregoi edhe njëherë forcën e tij në qendër të mbrojtjes së Atalanta-s.

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...