Atalanta ka marrë një pikë të artë në Torino, përballë Juventusit, por në dhjetë vitet e mëparshme kurrë nuk kishte dalë me pikë nga stadiumi i bardhezinjve, por vetëm humbje, njëra pas tjetrës. Kështu, duhet të kthehemi në vitin e largët 2009 për të gjetur një tjetër barazim, 2-2, ndaj “Zonjës”. Ndërkohë Xhenaro Gatuso, trajneri i Milanit, reagoi pas barazimit të Juventusit me Atalantan, teksa tashmë bergamaskët janë në vend të tretë në renditje, më lart dhe se Interi, që u mund në Napoli. Milani është në vend të pestë kur kanë mbetur edhe 90 minuta finale.

“Jemi ende në Europë dhe në luftë për Champions League. Nuk do të varet vetëm nga ne, por nuk do të heqim dorë. Ecim përpara me krenari për të mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pozitive”, u shpreh Gattuso për ANSA.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...