Astypalea është ishulli i parë në botë që ka përqafuar nismën pa tym duhani. Ishulli Grek ka arritur të ndërtojë me sukses një kulturë ku njerëzit inkurajohen të largojnë tymin e cigares nga jeta e tyre.

Ishulli mori certifikimin e kulturës pa tym nga TUV Austri, një organizatë e pavarur e certifikimit. Kjo organizatë vlerëson angazhimin e tyre për të zvogëluar pirjen e duhanit duke zbatuar dhe duke përmirësuar vazhdimisht një sërë veprimtarish që inkurajojnë largimin nga cigarja, e cila mbetet opsioni më i mirë për shëndetin e duhanpirësve, ose kalimin në alternativa më pak të dëmshme nëse ata nuk ja dalin ta braktisin tërësisht.

TUV Austria zhvilloi protokollin e pavarur të certifikimit në vitin 2018. Ata kryejnë kontrollet e nevojshme për të verifikuar nëse plotësohen kërkesat e përcaktuara nga protokolli dhe kur auditimi rezulton i suksesshëm, organizata jep certifikimin; duke siguruar një vlerësim objektiv, të paanshëm dhe plotësisht të dokumentuar. Certifikimi është i disponueshëm për një sërë organizatash, përfshirë evente, korporata dhe vendndodhje, si për shembull shtete, qytete, ishuj apodestinacione të ndryshme.

Philip Morris International, nismëtarë të iniciativës për një botë pa tym përgëzon arritjen e ishullit grek Astypalea. “Jemi krenarë që e mbështesin këtë iniciativë dhe përgëzojmë Astypalea-n për përpjekjet e tyre. Shpresojmë që destinacione të tjera në të gjithë botën do të ndjekin shembullin e tyre duke përqafuar një kulturë pa tym,” tha Frederic de Wilde, Presidenti Rajonal për Bashkimin Europian në PMI.

Ishulli përqafoi kulturën pa tym, duke e shtuar atë në identitetin e tyre vizual dhe vendosjen e tabelave të informacionit në aeroport, port, plazhe dhe zonën historike të mullinjve me erë për të informuar vendasit dhe vizitorët. Përveç sigurimit të respektimit të ligjit kundër pirjes së duhanit, ata ofrojnë informacion dhe mbështetje për duhanpirësit e rritur në lënien e cigares. Për ata duhanpirës të rritur që zgjedhin të vazhdojnë të pinë duhan, ata ofrojnë informacione për alternativat e reja më pak të dëmshme.

“Gjëja më e mirë që duhanpirësit mund të bëjnë është të lënë duhanin dhe produktet e nikotinës tërësisht. Sidoqoftë, shumë prej tyre nuk ia dalin. Ata duhanpirës të rritur që zgjedhin të vazhdojnë të pinë duhan duhet të kenë informacione në lidhje me alternativat më pak të dëmshme për të vazhduar pirjen e duhanit, “shtoi Frederic de Wilde.

Djegia është ajo që gjeneron pjesën më të madhe të kimikateve të dëmshme që gjenden në tym dhe që shoqërohen me sëmundje të lidhura me duhanpirjen, shkruan anabel. Produktet pa tym nuk janë pa rreziqe dhe përmbajnë nikotinë, e cila krijon varësi, por ato prodhojnë nivele shumë më të ulëta të kimikateve të dëmshme sesa cigaret tradicionale dhe kur prodhohen sipas standardeve të përshtatshme të cilësisë dhe sigurisë, janë një zgjedhje më e mirë për duhanpirësit e rritur sesa vazhdimi i konsumit të cigareve tradicionale.

Me ambicien për të mundësuar një të ardhme pa tym, Philip Morris International prezantoi konceptin e Destinacioneve pa tym duhani – destinacione që, së pari, kanë zbatuar me sukses certifikimin e kulturës pa tym dhe që ofrojnë shërbime dhe hapësira që të mundësojë duhanpirësit e rritur të cilët zgjedhin të vazhdojnë të pinë duhan për të mësuar rreth produkteve pa tym, siç është IQOS, produkti i PMI që ngroh duhanin, dhe të konsumojnë këto dhe produkte të tjerë pa tym në zona të caktuara.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...