Aston Villa është finalisti i parë play-off në Çampionship, me skuadrën nga Birmingami që ka fituar derbin e madh kundër Uest Bromuiç Albion dhe tashmë pret finalistin e dytë, Lids ose Derby, në stadiumin “Uembli”. Në sfidën e parë Aston Villa kishte fituar 1-0, pa shkëlqim, ndërsa në përballjen e dyte Uest Bromuiçi shënoi që në minutën e 29-të me Davsonin dhe gjithçka rinisi nga zero. Mirëpo deri në fund dhe kohën shtesë , nuk kishte ndryshime, andaj u kalua në ekzekutimin e penaltive. Nga pika e bardhë heroi ishte portieri Xhed Stir, sepse priti 2 penalltitë e para të Uest Bromuiçi, ndërsa për Aston Villan sulmuesi Adomah goditi mbi traversë, por asnjë gabim tjetër dhe në fund ishte 4-3 për Aston Villan. Skuadra legjendare kërkon kthimin në Premier Ligën, edhe për faktin se ngjitja vlen një pasuri të vërtetë, mbi 100 milionë sterlina.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...