Kensington Palace ka njoftuar se në dasmën e Harry dhe Meghan, të shtunën më 19 maj në Kështjellën e Shën Gjergjit në Windsor Castle, do të jenë të pranishëm rreth 2640 njerëz.
Midis tyre rreth 1200 janë të përfshirë në ceremoninë e Kurorës, ndërsa të tjerët janë miq të çiftit, ose përfaqësues të organizatave bamirëse me të cilat Harry dhe Meghan kanë lidhje.
Megjithatë mungojnë politikanët, si amerikanë dhe britanikë. Në listën e publikuar nga Kensington Palace në fakt nuk janë as Kryeministrja britanike Theresa May dhe as Presidenti amerikan Donald Trump, por as ish-presidenti Obama, i cili ka miqësi me princin Harry.
Përkundrazi, pjesa më e madhe e të ftuarve do të jenë miq të çiftit dhe përfaqësues të shoqatave bamirëse me të cilat Harry dhe Meghan kanë kontakte dhe miqësi personale.
Sipas deklaratës, vendimi për të mos pasur një listë të personaliteteve politike në dasmë, ishte një vendim i marrë nga Shtëpia Mbretërore dhe miratuar nga qeveria, e pyetur lidhur me vendimin.

Shpërndaj me

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com