Aleanca për Shqiptarët akuzon se në vend të shqiptarëve, në institucione punësohen maqedonas. Nga kjo parti theksojnë se në dokumentin që kanë siguruar, flitet qartë se si në spitalin e fëmijëve “13 Nëntori” në Shkup, vendet e punës së një shqiptari dhe një romi i kanë zënë dy maqedonas. ASH-ja vlerëson se me këtë veprim Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informatike ka bërë keqpërdorimin e sistemit të ashtuquajturit “Balancer”, i cili ka për qëllim rregullimin e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në institucione.

Në vendet e parapara sipas metodologjisë së njohur “Balancer”, këto dy vende të punës kanë qenë të parapara për punësimin e një shqiptari dhe një romi. Mirëpo si rom është punësuar Vllatko Kalçinovski dhe si shqiptar është punësuar Tomisllav Jankullovski. Unë nuk kam dëgjuar deri më sot që ndonjë Tomisllav Jankullovski të jetë shqiptar. Kjo është një dëshmi që tregon se manipulohen vendet e punës dhe në ato vende ku janë të paraparë të punësohen shqiptar dhe pjesëtar të nacionaliteteve tjera realisht punësohen Maqedonas”-tha Shefik Duraku, ASH.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...